Celebrities Gossip Music Pardon My French Showbiz

Sinan Hoxha në një rrëfim të sinqertë për karrierën e tij në “Pardon My French”!

Në pjesën e dytë të “Pardon My French” ditën e sotme ishte këngëtari Sinan Hoxha. Shumë i dashur dhe i pëlqyer nga fansat, Sinani tregoi jo pak për karrierën e tij muzikore, por edhe hapat e parë të tij. Jo vetëm për anën profesionale, por Sinan Hoxha zbuloi edhe më tepër nga vetja e tij në “Pardon My French”.

Marrëdhënia ime me rrjetet sociale thuajse nuk është fare.

Por pse është Sinani një këngëtar kaq i dashur dhe ka një karrierë të suksesshme?! Epo duket se veç talentit, puna e tij sigurisht që ka ndikuar.

Kam investuar kohë, mund, djersë, para për të bërë disa gjëra që vështirë se një këngëtar tjetër do të bënte. Për të gjithë ata që e kanë ndjekur karrierën time në fillimet e mia, unë kam bërë koncert recital para shumë vitesh. Në atë kohë sponsorizimi nga kompanitë nuk ekzistonte aspak, bashkitë dhe institucionet nuk ishin aspak. Nuk kanë qenë mjetet që janë sot, për shembull rrjetet sociale.

Teksa tregoi hapat e parë në muzikë, dhe rrëfeu histori nga e gjithë karriera e tij muzikore, Hoxha pranoi se nuk mendon se ai është këngëtari më i paguar. Një intervistë shumë ndryshe, me atmosferë pozitive dhe këngë të kënduara live nga studio e Top Albania Radio-s nuk mungoi këtë të mërkurë në “Pardon My French”!