Lifestyle

Sinjalet më të njohura të ndihmës që të gjithë duhet të dinë, përfshirë fëmijët!

Është e rëndësishme të qëndrojmë pranë njerëzve që janë në telashe dhe t’u bëjmë të ditur se mund të mbështeten tek ne. Ka shumë gjëra që mund të bësh, e para është të gjesh kohë për to dhe të nisësh një bisedë. Ju gjithashtu duhet të dëgjoni nga afër pa gjykuar, pasi këta njerëz kanë nevojë 100% për mbështetjen suaj.

“Bright Side” ju tregon disa sinjale me dorë dhe disa mënyra të tjera me të cilat mund t’u tregoni njerëzve se keni nevojë për ndihmë.

1. Mbajeni pëllëmbën përballë kamerës me gishtin e madh të futur brenda.

Një adoleshente që ishte rrëmbyer nga një burrë i panjohur u shpëtua kur ajo përdori këtë sinjal. Ajo ishte në makinën e burrit dhe një shofer që kaloi e njohu gjestin nga një video e Tik Tok. Kështu shoferi ka telefonuar autoritetet dhe ata kanë arritur të lokalizojnë makinën dhe të arrestojnë njeriun që rrëmbeu vajzën 16-vjeçare. Mënyra për të bërë këtë sinjal është mjaft e thjeshtë dhe ka 3 hapa. Së pari, ju e vendosni pëllëmbën tuaj të hapur lart duke parë drejt dikujt ose kamerës dhe më pas futni gishtin e madh brenda pëllëmbës tuaj. Së fundi, ju kapni gishtin e madh me pjesën tjetër të gishtave për të krijuar një grusht. Kjo metodë do t’u bëjë të ditur të tjerëve se keni nevojë për ndihmë pa paralajmëruar shkelësin se po sinjalizoni për ndihmë.

2. Dërgoji mesazh autoriteteve.

Nëse bërja e një telefonate është e pamundur, mund t’i dërgoni mesazh policisë me adresën tuaj dhe një përshkrim shumë të shkurtër të problemit tuaj. Duhet të mbani mend se duhet të jeni të shkurtër dhe të mos dërgoni asnjë foto ose video ose të përdorni shkurtesa dhe emoji. Mbajeni telefonin në heshtje. Nëse është e mundur, shkoni diku larg agresorit tuaj dhe përgjigjuni sa më qetë që të jetë e mundur.

3. Kërkoni ndihmë në gjuhën e shenjave.

Një mënyrë tjetër e zgjuar për të kërkuar ndihmë pa e thënë është duke krijuar fjalët me duart tuaja. Në gjuhën amerikane të shenjave, ju duhet të shtrini njërën dorë nga lart dhe më pas të krijoni shkronjën “A” me dorën tjetër. Ju mund të supozoni se jo shumë njerëz do ta dinë gjuhën e shenjave, por mbani mend se mbi 70 milionë njerëz në mbarë botën janë të shurdhër. Kjo do të thotë se jo vetëm ata, por edhe miqtë dhe familjet e tyre dinë të komunikojnë me gjuhën e shenjave.

4. Thërrisni autoritetet për të bërë një porosi pice.

Në vitin 2019, një grua në Ohio thirri policinë për të porositur një picë dhe fatmirësisht polocia e kuptoi se diçka nuk shkonte. Kjo për shkak se gruaja i dha adresën e saj menjëherë dhe polici i bëri pyetje që mund të përgjigjej me një “po” ose një “jo”. Më vonë u zbulua se policia nuk ishte në dijeni të kësaj metode të matur alarmi. Megjithatë, ka disa grupe mbështetëse të dhunës në familje që mësojnë këtë metodë.

5. Sinjali “i sigurt”.

Simboli “fitore” ose “dora e fitores”, siç njihet më së shumti, është përdorur që nga viti 1941 si një sinjal uniteti dhe fitoreje. Më vonë, në vitet 1970, u përdor për të treguar paqen. Edhe sot, njihet si një gjest miqësor që njerëzit përdorin kur janë mirë dhe lulëzojnë në jetë. Prandaj, është më mirë ta përdorni këtë gjest nëse doni t’u tregoni të tjerëve se jeni mirë në vend të simbolit “në rregull” për shkak të konotacioneve negative që ka.