Aktualitet

Situatë e qëndrueshme nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë përditëson shifrat e 24 orëve të fundit!

Situatë e qëndrueshme nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 118 raste të reja dhe 3 viktima, 24 orët e fundit! Lajm i mirë është edhe negativizimi i 719 qytetarëve. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Vendi ynë regjistron 19,982 raste aktive!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.