Gossip Showbiz

S’ka më ‘drama’ për Anxhelinën! Së shpejti bashkëpunim me artistë të huaj?!

Ajo është një ndër këngëtaret shqiptare që pas një pauze për disa vite, u rikthye fuqishëm në tregun muzikor.

Fjala është për Anxhelina Hadërgjonaj, e cila për projektin e saj më të ri “No Drama” po përflitet në rrjete sociale e në faqet rozë.

Për të na folur rreth pauzës së saj dhe projektet e reja muzikore, Anxhelina ishte e ftuar në Top Albania Radio.

Në një intervistë nëpërmjet linjës telefonike në programin “Pardon My French” me moderatorët, Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, bukuroshja shuan kuriozitetin e të gjithëve.

Fillimisht ajo sqaron për publikun se projekti i saj i fundit “No Drama” ishte për një periudhë kohe, kur ajo kishte pasur ‘drama’ në jetë. Tashmë shpjegon se ndihet më mirë dhe duhet të presim projekte të reja.

Gjithashtu ajo thekson se momentin e pauzës e ka bërë për arsye se nuk është shumë e kënaqur me veten, dëshiron më të mirën e mundshme dhe jo këngë komerciale.

E pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim me shqiptarë ose të huaj, Anxhelina Hadërgjonaj shprehet:

Të huaj kam diskutuar… shqiptarë do të doja shumë se ka shumë artistë shqiptarë që më pëlqejnë vërtetë dhe i dëgjoj këngët e tyre shumë shpesh…

Një tjetër detaj, për të gjithë ata që duan ta dinë, Anxhelina pohoi se është ‘single’, gjithsesi u mendua paksa para se ta thoshte… Tashmë ajo po pushon në ambientet më luksoze të vendit të ëndrrave, në Maldive.