Showbiz

Skandali i “Spice Girls”, këngëtaret braktisin provat e turneut botëror

Skandali që ka përfshirë dy nga vajzat e “Spice Gils” tashmë ka marrë dhenë. Bëhet fjalë për Mel B dhe Geri Horner të cilat kanë puhuar për herë të parë në një intervistë se kanë patur marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën vite më parë.

Teksa Mel B është shprehur krenare për këtë fakt duke menduar se mund ta kthejë edhe një herë kohën pas, Geri nga ana tjetër së fundi ka treguar se ajo natë nuk kishte rëndësi.

“Ne ishin gjithmonë bashkë, nuk ka pse të bëhet kaq e madhe ajo natë. Kalonim të gjithë kohën në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe thjesht patëm diçka për një natë të vetme dhe asgjë më shumë” ,-tha Horner.

Mel B nga ana tjetër ka reaguar ashpër kundrejt mikes së saj duke rrëfyer se ajo e ka bërë të duket si një gënjeshtare.

Tashmë dy pjesëtaret e grupit kanë braktisur provat e turneut botëror të “Spice Girls” dhe duket se po kthehen në armike.