Bota

Skandali “Rusiagate” trondit qeverinë italiane

Skandali Rusiagate, i cili hedh dyshime mbi financimin e Rusisë në fushatën elektorale të Lidhjes së Veriut në zgjedhjet evropiane të majit 2019 ka tronditur qeverinë Conte. Audiopërgjimet kanë vënë në rrezik koaliconin qeverisës Lidhja-5 Yjet. Nga përgjimet rezulton se kreu i shoqatës Lombardia-Rusia flet për për mundësinë e një financim rus me vlerë rreth 65 milionë euro në favor të Lidhjes së Veriut.