Bota

Skuterët elektrikë po rrezikojnë gjithnjë e më shumë jetën e fëmijëve, mjekët në SHBA paralajmërojnë prindërit!

Sipas një hulumtimi të prezantuar së fundmi në Konferencën Kombëtare të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët po lëndohen gjithnjë e më shumë nga skuterët elektrikeë. Si pasojë e kësaj, studiuesit u bënë thirrje prindërve, shkollave dhe rregullatorëve që të ndihmojnë në uljen e këtyre rreziqeve.

Nga viti 2020 deri në vitin 2021, studiuesit zbuluan se numri i fëmijëve dhe adoleshentëve të lënduar nga skuterët elektrikë u rrit me 71% në departamentet e urgjencës në SHBA , u raportuan më shumë se 13,500 lëndime të tilla gjatë periudhës dyvjeçare, më shumë tek djemtë e moshës 16 deri në 18-vjeç.

Lëndimet e kokës si frakturat ishin lloji më i zakonshëm. Gati 67% e fëmijëve që pësuan lëndime në kokë nga skuterët elektrikë nuk mbanin helmeta. Rikujtojmë, se Parisi ka vendosur të zbatojë rezultatin e referendumit qytetar të 2 prillit, duke larguar përfundimisht skuterët elektrikë/monopatinat nga rrugët.