Bota

Sllovakia dërgon 13 avionë MiG-29 në Ukrainë!

Sllovakia do të dërgojë 13 avionë luftarakë MiG-29 dhe një pjesë të sistemit të mbrojtjes ajrore Kub në Ukrainë, vendosi sot qeveria teknike e kryeministrit Eduard Heger.

“Qeveria sllovake sapo ka miratuar dërgimin e 13 MiG-29 në Ukrainë! Premtimet duhet të mbahen. Kur Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi më shumë armë, duke përfshirë avionë luftarakë, unë thashë se do të bëjmë më të mirën. Më vjen mirë që të tjerët po bëjnë të njëjtën gjë. Ndihma ushtarake është thelbësore për të siguruar që Ukraina të mund të mbrojë veten dhe të gjithë Evropën kundër Rusisë”, shkroi Heger në Twitter.

Sipas kryeministrit të përkohshëm, qeveria sllovake miratoi njëzëri këtë marrëveshje ndërkombëtare. Heger u tha gazetarëve se qeveria mori një vendim për dhurimin e pajisjeve ushtarake në përputhje me kushtetutën sllovake, raporton TASR.