Horoskopi

Sondazhi i TAR/A besojnë shqiptarët tek horoskopi kinez?!

Çdo cikël fillon gjithmonë me miun dhe përfundon me derrin dhe 2023 sipas astrologjisë kineze është viti i lepurit. Por çfarë simbolizon viti i lepurit?!

Lepuri fsheh fatin dhe durimin si dhe përshpejtimin e disa ngjarjeve dhe realizimin e rasteve që menduam se ishin vonuar. Kështu, viti 2023 parashikohet të jetë shumë pozitiv për shenja të ndryshme dhe të jetë veçanërisht shpresëdhënës dhe optimist për sa i përket hapave të biznesit.

Dhe sa besojnë shqiptarët në horoskopin kinez?! Sipas sondazhit të TAR, duket se shqiptarët janë mosbesues ndaj horoskopit kinez, teksa 67% e tyre thonë ‘jo’, dhe vetëm 33% e tyre votuan për ‘po’.

Kujtojmë se tre do të jenë ata që do të jenë më të favorizuar nga viti i lepurit. Lepuri, dhia dhe qeni duket se janë shenjat më me fat për vitin 2023 sipas horoskopit kinez.