Celebrities Showbiz

Sondazhi i TAR/Cila nga banoret mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Në lidhje televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili nga banorët e nominuar mendoni se do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP” këtë javë?” Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Rike 56% dhe Egla 44%.

Shënim: Ky sondazh është bazuar vetëm në përgjigjet e ndjekësve në faqen e Web  të Top Albania Radios dhe nuk ka asnjë lidhje me televotimin zyrtar të “Big Brother VIP”.

Kujtojmë, se një debat i fortë ka ndodhur mes Rikes dhe Eglës, teksa të shtunën është lexuar një Zarf i Zi për banoret.

Egla dhe Rike për shkak të situatës së vështirë që jeni përfshirë, Vëllai i Madh ju dërgon në televotim, me njëra-tjetrën.

Të dyja banoret shkuan në studio, aty ku mësuan se cila prej tyre u votua më shumë me anë të një grafiku, me Riken që kishte më shumë vota në pyetjen “kë doni të largoni?”. Por Rikja ka patur një biletë kthimi, duke iu rikthyer kështu shtëpisë së “BBV3”.

Nga ana tjetër sondazhi i ri ngre pyetjen “Cila nga banoret mendoni se do të lërë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ këtë javë?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.