Celebrities Gossip Showbiz

Sondazhi i TAR/Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Në lidhje televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP?” Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Gabriele (46%), Ilnisa (22%), Sara (11%), Meriton (8%), Meri (8%), Fation (4%) dhe Julian (1%).

Mbrëmjen e kaluar pas mbylljes së votimit ishte futbollisti Gabriele Mezini ai që përfundoi rrugëtimin e tij dhe nuk kishte një biletë vajtje-ardhje. Pas eliminimit të Gabrieles, Vëllai i Madh hapi një tjetër televotim në të cilin publiku ka votuar banorin që dëshironte të shpëtonte. Shkak për hapjen e televotimit të dytë është thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare. Si rezultat, rrugëtimi i Olsi Bylykut ka përfunduar në këtë fazë të lojës.

Ndërkohë një sondazh i ri është hapur në faqen e WEB-it me pyetjen “Një studim i fundit konstaton se e qara bën mirë për shëndetin, mendoni edhe ju kështu?” Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë. Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët. Për të dhënë mendimin tuaj mjafton të klikoni këtu.