Celebrities Film & Tv Showbiz

Sondazhi TAR/ Kush mendoni se do ta fitojë këtë edicion të “Big Brother VIP”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe.

Në lidhje me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio është ngritur një sondazh me pyetjen Kush mendoni se do ta fitojë këtë edicion të “Big Brother VIP”? dhe rezultatet janë: Luiz Ejlli 89%, Efi Dhedhes 8%, Dea Mishel Hoxha 2% dhe Kristi Dragot Aliaj 1%.