Sport

Sot Danimarka luan me Çekinë, rishfaqet Eriksen!

Tre javë pas infarktit kardiak në fushë kur në Euro 2020, me Danimarkën e tij luante kundër Finlandës, rishfaqet Christian Eriksen. U bënë ditë që 29-vjeçari ka lënë spitalin e Kopenhagenit ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale me vendosjen e një defibrilatori. Tashmë po pushon me familjen dhe nga një plazh në veri të Danimarkës shfaqet i qeshur duke pozuar pranë një tifozi që foton e postoi në rrjetet sociale.

Takimi me Eriksen në Tisvildeleje ishte i shënuar për 11-vjeçarin

dhe jo vetëm. Ta shohësh lojtarin danez të qetë e të qeshur, bën të lumtur të gjithë të apasionuarit e futbollit.

Postimin, Bindzus e shoqëron me fjalët:

Fatlumi unë dhe Njeriu për të cilin flitet më shumë në botë!

 

Danimarka zbret sërish sot në fushë pasi në 18:00 e pret përballja me Republikën Çeke e në një Europian që ka hyrë në fazën e nxehtë, kjo është sfida për të prerë ose jo biletën në gjysmëfinalen e 7 korrikut.

Futbollistët dhe trajneri vazhdojnë të përsërisin se luajnë në emër të Christan-it, i cili i mbështet nga shtëpia.

Gjithashtu, Eriksen mbetet në kontakt të ngushtë me stafin mjekësor të Interit ku luan si mesfushor. Brenda muajit pritet që ai të rikthehet në Itali.