Showbiz

Sot përkujtohet Mac Miller, 2 vite nga vdekja e reperit të famshëm

Personazhe të famshëm, muzikantë, media e shkruar e shumë fansa kanë përkujtuar sot reperin e famshëm Mac Miller i cili ndërroi jetë 2 vite më parë.

Malcolm James McCormick u gjet i pajetë si sot 2 vite më parë në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ekspertiza bëri të ditur se artisti humbi jetën pas përzierjesh së disa substancave narkotike si fetanol, kokainë dhe etanol.

Lajmi për vdekjen e tij shokoi të gjithë industrinë e muzikës dhe ndikoi rrënjësisht në fejesën e ish të dashurës së tij Ariana Grande, e cila pak pas vdekjes së reperit i dha fund lidhjes së saj me komedianin Pete Davidson.