Showbiz

Sozia e Kim Kardashian, dikur pa shtëpi, sot fiton 1000 euro për postim

Një vajzë që dikur flinte në makinë pasi u shpërngul në Londër, tani fiton plot 1000 euro për postim në Instagram.

Erin Budina u largua nga shtëpia e saj në Uells për të ndjekur ëndrrën e saj që të bëhej milionere. Dy vitet e para qenë shumë të vështira për të, derisa nisi të postonte “selfie” seksi në Instagram dhe markat e modës u interesuan për të, duke u nisur nga ngjashmëria e madhe që ka me Kim Kardashian.

300 000 ndjekës bëjnë që Erin të fitojë nga 200-1000 euro për postimet ku promovon rroba. “Nëse nuk kam 10 milionë euro kur të mbush 30 vjeç, do të mërzitem shumë”, -thotë Erin.