Showbiz

“Spice Girls” së shpejti me një dokumentar që zbulon të gjitha sekretet e tyre

Vetëm pak ditë më parë 5 vjazat që i janë ribashkuar grupit të tyre të famshëm Spice Girls kanë bërë mbledhjen e dytë sekrete me menaxherin e tyre në Londër.

“Daily Mail” raporton se këngëtaret kanë biseduar për tu përfshirë në një dokumentar të ri që do të shfaqë karrierën e tyre pas kuintave dhe takimet e para me personazhet e famshëm si Amy Winehouse dhe The Beatles.

Gjithashtu aludohet se në këtë dokumtar do të zbulohen sekretet e shoqërisë së tyre dhe detaje personale nga jeta e gjithësecilës. 21 vite më parë Spice Girls kanë realizuar një dokumentar të ngjashëm i quajtur “Spice World: The Movie”.

Ribashkimi i tyre i ka bërë ato që të marrin ftesë për të qenë pjesë e dasmës mbretërore të Princ Harry dhe Meghan Markle por u bë e ditur se ato nuk do të japin asnjë performancë, thjeshtë do të jenë të pranishme si figura të njohura.

Javë më parë u njoftua se ato kanë nënshkruar një kontratë për të dubluar një film të animuar për fëmijë ndërkohë që ende pritet një datë për fillimin e turneut muzikor ose realizimit të këngëve të reja.