Bota

Sri Lanka/ Momenti kur protestuesit sulmojnë zyrën e kryeministrit! (Video)!

Më herët këtë mëngjes, protestuesit thyen një kordon sigurie që mbron zyrën e kryeministrit në Colombo, kryeqyteti i Sri Lankës.

Për orë të tëra demonstruesit ishin në një përplasje të tensionuar me policinë, e cila hodhi gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për t’i mbajtur jashtë ndërtesës.

Por pas disa përpjekjesh, turma arriti të rrëzonte pjesë të portës dhe të ngjitej në terren.

Protestuesit në Sri Lanka kanë thyer portat e kryeministrisë dhe tani po vërshojnë në mjediset e ndërtesës.

Terreni është tashmë plotësisht i mbushur me protestues, me turma që ngjiten mbi çdo gjë dhe gjithçka që mund të kenë në dorë, sipas Tessa Wong të BBC-së, e cila është në vendngjarje.

Shumë prej tyre janë duke qëndruar në ballkone duke bërtitur nga gëzimi, pas një përplasjeje disa orëshe me oficerë policie të armatosur jashtë portave të kompleksit.

Shumë prej tyre janë duke qëndruar në ballkone duke bërtitur nga gëzimi, pas një përplasjeje disa orëshe me oficerë policie të armatosur jashtë portave të kompleksit.

Në ballkonin e katit të dytë, pikërisht mbi një tabelë që thotë “Zyra e Kryeministrit”, një turmë protestuesish po mbajnë lart flamurin e Sri Lankës.

Ata janë në dëlir nga gëzimi, duke arritur të hapin portat dhe të shtyjnë një mur ushtarësh – të gjitha duke duruar orë të tëra gazi lotsjellës.