Bota

Sri Lanka/ Protestuesit i vënë flakën rezidencës së kryeministrit, ky i fundit gati të japë dorëheqjen!

Protestat në Sri Lanka vazhdojnë, raportohet se deri më tani protestuesit kanë hyrë në rezidencën private të kryeministrit, Ranil Wickremesinghe dhe i kanë vënë flakën, lajmi u njoftua nga zyra e kryeministrit.

Wickremesinghe nuk ishte në rezidencë në kohën kur u protestuesti vunë flakën. Ai ishte zhvendosur më parë në një vend më të sigurt, njofton zyra e tij.

Rezidenca private në Fifth Lane në kryeqytetin tregtar të Colombo është vendi ku banon kryeministri dhe familja e tij. Ajo është e ndarë nga rezidenca zyrtare, e quajtur “Pemët e Tempullit”.

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën një qeverie gjithëpartiake sipas njpoftimit të zyrës së kryeministrit.

Deklarata vjen pasi një takim të liderëve të partisë të mbajtur nga Kryetari i parlamentit të Sri Lankës, që ranë dakord që t’i kërkonin presidentit dhe kryeministrit të japin dorëheqjen për një “kërkesë dërrmuese”, kjo u njoftua në këtë të shtunë nga deputeti i Sri Lankës, Rauff Hakeem.

Zyra e kryeministrit tha:

“Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ai është dakord me këtë rekomandim të liderëve të partive opozitare”.