Showbiz

Stefano De Martino flet për herë të parë për rikthimin me Belen Rodriguez

Pak javë më parë lajmi se Belen Rodriguez është rikthyer me Stefano De Martino duke i’a falur këtij të fundit tradhëtinë, u bë kryefjala e medias rozë.

Ishte pikërisht revista “Chi” ajo e cila publikoi disa pamje të tyre në një aeroport ku po përqaforheshin e shkëmbenin puthje.

Për të folur për herë të parë për këtë rikthim të papritur, Stefano De Martino ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Domenica In”.

Ai u shpreh se nuk e kupton përse të gjithë habiten nga ky ribashkim. Ai dhe Belen kanë një lidhje shumë të fortë me njëri-tjerin dhe janë shumë të lumtur që e kanë rigjetur atë.

“U deshën vitë që të ndërtohej një harmoni e tillë mes nesh. Ne asnjëherë nuk e kemi fshehur ata që ndjejmë për njëri-tjetrin dhe nuk e kuptoj pse njerëzit çuditen kur na shohin të përqafuar” -tha ai duke theksuar se për publikun historia e tyre është e ngjashme me ato të përrallave që kanë një fund të lumtur.