Aktualitet Politikë

Stërvitja me “përbindëshin” amerikan në ujërat territoriale shqiptare/ Rama dhe Peleshi shpërndajnë foto dhe video.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ndërsa ndodhet në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”.

Kjo e fundit po kryen stërvitje në ujërat e Shqipërisë, së bashku me forcat e marinës shqiptare.

Në fotot e publikuara kreu i qeverisë shfaqet i ulur në vendin e kapitenit të anijes.

Mesazhi i Ramës 

Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare

https://www.facebook.com/100044570103558/posts/470632951099038/?d=n

Pas Ramës edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka nxjerrë pamje nga stërvitja në ujërat territoriale shqiptare në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”.

Peleshi shkruan se në stërvitjen e NATO-s në detin Adriatik po marrin pjesë edhe forcat tona detare.

“Nga stërvitja e sotme e NATOS në detin Adriatik ku marrin pjesë edhe Forcat tona Detare. Kaluam disa orë me partnerët tanë të çmuar amerikanë në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”.

Krenarë për aleancën tonë në NATO dhe partneritetin strategjik me SHBA. NATO. USA”, ka shkruar ai.

Nga stërvitja e sotme e NATOS në detin Adriatik ku marrin pjesë edhe Forcat tona Detare. Kaluam disa orë me partnerët…

Posted by Niko Peleshi on Friday, January 14, 2022