Gossip Live From Tirana Showbiz

Stine dëshiron të ketë më shumë fëmijë…

Këngëtari i njohur,  Stine ishte sot i ftuar në “Live From Tirana” në studion e Top Albania Radios.

Nga nostalgjia për radion, projektet e tij muzikore, bashkëpunimi i ri që do të sjellë para verës, Stine zbuloi edhe dëshirën për të pasur një familje të madhe.

Kujtojmë se ai është kthyer sërish me bashkëshorten e tij. Të dy kanë një vajzë e cila quhet Estia dhe Stine thekson që tashmë vajza është afruar edhe më shumë pranë tij dhe kjo gjë e bën akoma më të lumtur.

I pyetur gjatë intervistës nëse është pro shtimit të familjes, Stine nuk ngurroi ta pranonte këtë gjë, madje ai vetë vjen nga një familje e madhe.

Unë jam për një familje të madhe, kam një vajzë që quhet Estia dhe e dua shumë sepse tani kemi relata shumë të mira se në fillim ishte më shumë tek mami. Unë nuk ja prish edhe gjithmonë, kur i bërtet ndonjëherë mami, vjen direkt te unë e më thotë ‘mami” edhe ajo që më thotë lere mos ma mëso kështu gocën…

Gjithmonë jam për familje të madhe sepse jam rritur në familje të madhe, ne vetë kemi qenë, domethënë jemi katër kalamaj, prap kur shkonim në fshat tek gjyshja të gjithë, teze, daja, xhaja kishin nga 3-4 kalamaj 5-6 dhe kur bëheshim bashkë, bëheshim nja 60 kalamaj…

Tani janë gjërat e zotit, por avash avash kam qejf ta zgjerojmë…

Gjithashtu Stine na paralajmëroi se do të sjellë së shpejti një bashkëpunim shumë interesant dhe të bukur, sa iu përket detajeve ai thjesht tha se do të jetë mashkull dhe kënga do të vijë para verës.