Celebrities Gossip Showbiz

Stresi jep mesazhin e fortë pasi shtrohet në spital!

Stresi së fundmi ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram një video teksa shfaqej në dhomën e spitalit. Megjithatë, duke qetësuar fansat e tij fanatikë, ai ka treguar se është thjesht një kontroll i përgjithshëm dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Reperi ka zbuluar se vetëm pas 34 viteve ai mori iniciativën për të shkuar tek një doktor dhe të kontrollohet. Gjatë këtij postimi, Stresi ka dhënë dhe një mesazh të fortë kundër konsumit të alkoolit dhe drogërave.

Sot mbas 34 viteve dhe për herë të parë mora iniciativen të shkoj tek një ndër doktorat më të mirë në Londër. Bëmë të gjitha analizat e përgjithshme. Stop: duhanit ,alkolit, të tjerat i kemi si me lind sot.

Së fundmi, Stresi ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien me ish- partneren e tij Kejsi, për të cilën tregoi se nuk do të gjejë më kurrë një vajzë si ajo. I pyetur në një ‘Ask’ nga ndjekësit e tij se si është Keisi, ai është përgjigjur paksa i irrituar nga kjo pyetje që duket se i është bërë shumë shpesh.

Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë.