Aktualitet

Studimi i CDC: Një person i pavaksinuar, 11 herë më shumë gjasa të humbë jetën nga COVID-19!

Personat që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID,  kanë më shumë se 10 herë gjasa të shtrohen në spital dhe 11 herë më shumë të ngjarë të vdesin nga virusi.

Kjo u bë me dije nga një studim në Amerikë, të kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC ) që nxjerr në pah efikasitetin e vazhdueshëm të vaksinave, mes përhapjes së variantit Delta shumë ngjitës

Studimi nga muaji prill deri në mes të korrikut të këtij viti përfshiu 600 mijë njerëz që rezultuan pozitivë për koronavirus në 13 shtete amerikane.

“Përfundimi është ky: Ne kemi mjetet shkencore që na duhen për të kthyer anën e kësaj pandemie. Vaksinimi funksionon dhe do të na mbrojë nga ndërlikimet e rënda të Covid-19,” tha Drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky.

Duke cituar studimin, Walensky tha se ata që nuk ishin të vaksinuar kishin rreth katër herë e gjysmë më shumë gjasa të infektoheshin me COVID-19.

Sipas saj, 90%  e të shtruarve në spital prej koronavirusit  nuk janë vaksinuar.