Bota

Sulm me armë zjarri në Paris, 2 viktima e 4 të plagosur!

Dy viktima e katër persona u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në një lagje qendrore të Parisit, kryeqytetit të Francës. Lajmin për sulmin e raporton rrjeti televiziv francez BFM TV. Ngjarja sapo ka ndodhur e nuk ka shumë detaje, por paraprakisht mësohet se agjentët arrestuan agresorin, një burrë i moshës 60-vjeç, ndërsa paraprakisht u fol për të paktën 6 të plagosur nga të shtënat, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një postim në Twitter, Policia e Parisit njofton edhe se operacioni vazhdon, ndaj iu kërkoi qytetarëve të shmangin frekuentimin në rue d’Enghien.

Pronari i një dyqani që foli për mediat tha se është i shokuar:

U dëgjuan shtatë, tetë të shtëna arme në rrugë dhe ishte panik total. U mbyllëm brenda dyqanit.