Showbiz

Surpriza më e bukur! Në ditëlindjen e saj moderatorja Fatma merr propozimin për martesë!

E ku ka më bukur se në një ditë të festosh dy gëzime?! Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fatma Methasani në ditëlindjen e saj të 26-të ka marrë propozimin për martesë nga partneri, Alfio Rrotani. Gjatë festës së organizuar, shefi i guzhinës ka surprizuar të dashurën e zemrës në një ambient të jashtëm, mbushur me petale trëndafilash dhe me një tortë gjigante, ku e ka pyetur: “A do të martohesh me mua?”.

Padyshim që Fatma i është përgjigjur “Po” dhe dyshja duken më të lumtur se kurrë. Sot, Alfio i dedikoi ndër të tjera edhe disa fjalë emocionuese bashkëshortes së tij të ardhshme, njëkohësisht edhe nënës së djalit të tij.

Ai publikoi një foto ku shihen të dy bashkë me djalin e tyre në plazh, teksa ka shkruar: “Dikur mendoja që dashuria ishte thjesht një ëndërr, derisa u dashurova me ty! Gëzofsh dhe 100 ditëlindje të lumtura dielli i shpirtit tonë!

Rikujtojmë se në janar të këtij viti, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.