Showbiz

Surprizon modelja e “Victoria’s Secret: “Jam sërish shtatzënë”

Lily Aldridge një ndër modelet ‘veterane’ të “Victoria’s Secret” vetëm pak orë më parë lajmëroi se është në pritje të ëmbël.

Ajo ka postuar një foto me bikini në rrjetin social Instagram ku braku i fryrë është mjaft i dukshëm.

Kjo është hera e parë që modelja zbulon një lajm të tillë pasi javët e fundit nuk është shfaqur në publik madje as paparacët nuk kanë guxuar të ‘vjedhin’ ndonjë foto.

Lily e cila është bashkëshortja e këngëtarit 36-vjeçar të grupit, “Kigs Of Leon” ka edhe një vajzë 6-vjeçare të quajtur Dixie Pearl.

Pas rrëfimit të këtij lajmi të gëzueshëm mijëra fansa, miq e familjarë kanë vëshuar me komente për t’i uruar asaj një rrugëtim të mbarë të shtatzënisë.

Sa përket emrit, gjinisë apo datës së lindjes, modelja ka preferuar të mos ndajë detaje.