Celebrities

Synimi që ka Princi Charles po kundërshtohet në mënyrë kategorike nga Mbretëresha Elizabeth II!

Princi Charles po planifikon që të bëjë disa ndryshime të mëdha në rast se ai do të jetë trashëgimtari i ardhshëm i fronit, duke përfshirë këtu zbritjen e monarkisë në shtatë figura kryesore dhe shndërrimin e Pallatit Buckingham në një muze. Por që për këtë të fundit mesa duket nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II nuk është fare dakord.

Një burim pranë pallatit mbretëror i tha ‘The Mirror’ se plani i për shndërrimin e Pallatit Buckingham nuk pritet që të ndodhë ndërkohë që Mbretëresha është akoma në fron.

Pallati është vendi ku Mbretëresha rriti katër fëmijët e saj dhe ka kryesuar gjatë dekadave të saj në fron. Ajo e hapi atë për publikun në vitin 1993, duke lejuar vizitorët të vizitojnë pjesë të zgjedhura të pallatit me 775 dhoma, por jo apartamentet e familjes. Burmi gjithashtu është shprehur se:

Ajo nuk është shumë e interesuar për atë ide të veçantë dhe beson natyrisht, se ajo duhet të mbetet një shtëpi familjare në llojin e saj. Mbretëresha do të kalojë midis Kështjellës Windsor, të cilën ajo e konsideron bazën e saj kryesore në Londër, dhe më pas do të kalojë dy deri në katër ditë në javë gjithashtu në Pallatin e rinovuar Buckingham. Kështu që tani për tani, çfarëdo që të lexoni, nuk mendohet se Princi Charles do të marrë rrugën e tij për t’u ngjitur në fron akoma, pasi është ende herët.

Një nga arsyet kryesore pse Charles mund të kërkojë të shndërroi Pallatin në muze mendohet të jetë kostoja, e cila kërkon miliona dollarë për mirëmbajtje. Pavarësisht idesë së Princit, Mbretëresha është plotësisht kundër dhe nuk e pëlqen një gjë të tillë. Pallati u restaurua për herë të fundit pas Luftës së Dytë Botërore ndërkohë që pritet të ndodhë edhe një rinovim i ri i cili është miratuar që në vitin 2016 dhe pritet që të jetë gati deri në vitin 2027. Vlera e këtij rinovimi është afro 500 milionë dollarë.