Showbiz

T.I. dënon dhunën ndaj grave, publikon video të tmerrshme në rrjetet sociale

Reperi i famshëm T.I. mund të mos jetë në qendër të vëmendjes për karrierën e tij muzikore por është mjaft i zoti për të vënë në qendër të vëmendjes tek publiku një kauzë aktuale të cilën nuk ka asnjë propagandë që mund ta ndalojë.

Ditën e kaluar ai ka qenë duke darkuar i vetëm në një restorant në Atlanta ku është bërë dëshmitar i një skene të tmerrshme. Në dy video të postuara nga ai në Instagram shihet roja e restorantit teksa dhunon një kliente.

Fillimisht ai e ka nxjerrë vajzën me dhunë nga tualeti jashtë restorantit ku e ka shtyrë tek shkurret më pas është përleshur me të duke i shkaktuar gjakderdhje dhe hematoma.

Teksa pritej ardhja e policisë në vendngjarje, reperi ka filmuar gjithçka për të dënuar haptazi këtë fenomen të patolerueshëm. Më pas ai ka postuar një foto të trupit të kësaj vajze ku dukeshin shumë qartë shenjat e dhunës ndërkohë që roja është arrestuar nga autoritetet përkatëse.

T.I. është shprehur se askush nuk duhet të vërë dorë mbi askënd, sjellje të tilla janë të patolerueshme dhe se gjithkush që dhunon një femër do të marrë përgjegjësitë e veprimeve të tij mbi supe.