Celebrities Gossip Showbiz

“Talentin nuk e blen Mark Zuckerberg, jo më Marku im”, Rudina Dembacaj i kundërpërgjigjet ashpër ndjekësit!

Me datë 1 tetor të këtij viti, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja u martua me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020.

Rudina njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë shprehin atë që mendojnë pa filtra. E së fundmi në një Ask të bërë nga vetë ajo në Instagram, një ndjekës (një gjë që nuk ndodh rrallë te Instagrami i aktores) e ka pyetur nëse shfaqja e fundit e Rudinës “Boeing Boeing”, e cila do të shfaqet edhe në kinema është e sponsorizuar nga Marku, partneri i saj.

Përgjigja e saj ishte aq sa ironike aq edhe ‘pa doreza’ për të treguar se punën dhe talentin nuk e blen dot askush.

Talentin, punën dhe përkushtimin nuk e blen dot as Mark Zuckerberg, jo më Marku im. Marku më bën të lumtur, po s’më ka bërë as aktore, as producente! Puç

Rikujtojmë se, para pak kohësh e ftuar në “Pardon My French”, Rudina dha intervistën e saj të parë që nga dita e dasmës së saj. Lidhur me këtë event kaq të rëndësishëm, Rudina u shpreh:

Dasma ishte një festë shumë e bukur. Nuk kam patur asnjë stres gjatë përgatitjeve… E vetmja gjë që më impenjoi pak më shumë ishte se si do i vija tavolinat, por edhe ajo kaloi shumë shpejt… Doja t’i respektoja të gjithë dhe besoj se ia kam dalë shumë mirë.

Aktorja gjithashtu, zbuloi dhe momentin më të bukur të festës që ishte pikërisht kurora para kishës.

Gjatë intervistës, Rudina u përlot teksa shpjegoi veshjen e saj aq tradicionale sa edhe moderne gjatë kësaj dite të veçantë. Momenti më prekës ishte teksa flet për të atin.