Celebrities Gossip Showbiz

“Tani që jam në fund…”, çfarë ka ndërmend të bëjë Efi Dhedhes?

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro do të intervistojnë Efi Dhedhes, e cila ka treguar se çfarë do të bëjë këto ditët e fundit brenda shtëpisë.

Tani që jam në fund jam shumë e lumtur, mezi po pres daljen natën e fundit të finales, uroj të jetë i bukur për të katërt, të kënaqemi dhe të mos ketë debate dhe kjo javë të ishte qetësi dhe njerëzit të qetë…