Showbiz

Tashmë është zyrtare, “Spice Girls” së shpejti në një turne muzikor

Ato i kanë lënë fansat në pritje për një kohë të gjatë edhe pasi u ribashkuan pasi nuk po vendosnin se çfarë do të bënin.

“Billboard” pak orë më parë ka lajmëruar se vajzat më në fund do të nisin një turne muzikor në Britani por Victoria Beckham nuk do të jetë pjesë e tyre.

Yjet e viteve ’90 kanë regjistruar një video ku lajmërojnë fillimin e turneut të shumëpritur dhe do të publikohet shumë shpejt nga “The Sun”.

Turneu pritet të ketë rreth 8 shfaqje dhe diskutimet për të udhëtuar në vende të ndryshme të botës ende nuk janë vendosur.