Celebrities Gossip Showbiz

Tashmë nuk i largohet më, e shtrirë pranë Luizit, Kiara e puth në buzë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ndjenjat mes Kiarës dhe Luizit po forcohen çdo ditë e më shumë. Luizi ishte ai që luftoi aq shumë për të fituar zemrën e Kiarës dhe nuk u dorëzua deri në momentin që e realizoi atë. Pas puthjes së parë, që u shkëmbye mes tyre mbrëmjen e kaluar, kur kurorëzuan “martesën”, dita e sotme u shoqërua më puthje të shumta mes çiftit. Një tjetër puthje, Kiara ia dhuroi Luizit kur ata të dy ishin shtrirë në krevat dhe po bënin batuta me Efin.

 

Efi ka treguar se është një vajzë shumë e rezervuar, të paktën sa i përket jetës së saj private. Edhe pse një ose dy herë ka përmendur faktin që është e lidhur me dikë jashtë, Efi nuk ka dhënë më tepër detaje. Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë. Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist.