Celebrities Gossip Showbiz

Tatuazhi i ri i Camila Cabello jep një mesazh të veçantë!

Camila Cabello tregoi tatuazhin e saj të fundit duke postuar një foto nga afërt të veprës së artit në qafë dhe duke shpjeguar se kur shërojmë Tokën, shërojmë veten. Pjesa e pasme e qafës së Camila Cabello-s nuk do të jetë kurrë e njëjtë, por në aspektin pozitiv.

Të dielën, më 7 nëntor, këngëtarja 24-vjeçare e “Never Be the Same” ndau në Instagram një foto të tatuazhit që bëri gjatë fundjavës. Në mbishkrimin e postimit të saj, Camila shkroi se arti trupor i artistit të tatuazheve Kane Navasard, i vendosur në pjesën e pasme të qafës së yllit, u frymëzua nga libri i botanistit Robin Wall Kimmerer i vitit 2013, “Braiding Sweetgrass”. Mesazhi i Camila-s përfshinte një rresht që i atribuohej librit që thoshte:

Fjala ekologji rrjedh nga fjala greke “oikos”, fjala për shtëpi.

Camila Cabello, Women Changing the World

Ylli i “Fifth Harmony” vazhdoi të shprehej për tatuazhin e saj më të ri.

Ky libër mbi mençurinë dhe bimët ndryshoi jetën time. Pasi e lexova, e dija se nuk do ta shikoja kurrë tokën dhe të gjithë banorët e saj njësoj. Më mësoi për reciprocitetin, rreth dhuratën dhe mençurinë në Nënën Natyrë dhe që kur shërojmë Tokën, shërojmë veten tonë.

Kujtojmë, se Camila dhe Shawn janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it të huaj. Dy artistë me kuptimin e plotë të fjalës, muzika e të cilëve preferohet në të gjithë botën, por dyshja ka arritur të tërheqë vëmendje edhe me lidhjen e tyre të shumëpërfolur. Ata u bënë pjesë e “Met Gala 2021” muajin e kaluar, ku edhe pse dukeshin të mrekullueshëm, diçka nuk shkonte me veshjen e Shawn Mendes sipas Camila Cabello!