Showbiz

Të gjithë kritikojnë pamjen e saj të re, Cheryl zhduk klipin e ri nga Youtube

Rreth dy ditë më parë këngëtarja e famshme Cheryl rikthehet me një projekt të ri muzikor pas 5 vitesh shkëputje.

Kënga që vjen si ‘diss’ për lidhjet e martesat e saj të dështuara është pëlqyer shumë për sensin e humorit dhe guximin e këngëtares për të pranuar gabimet në marrëdhëniet por është kritikuar ashpër për dicka tjetër.

Mijëra përdorues të platformat sociale nuk i kanë kursyer postimet kritikuese kundrejt 35-vjecares sa i përket pamjes së saj. Askujt nuk i ka pëlqyer fakti që ajo ka injektuar botox në fytyrën e saj dhe fansat janë shprehur se duket shumë ndryshe thuajse e pamundur ta njohësh.

Këto kritika që kanë degjenderuar edhe në ofendime kanë vazhduar për ditë të tëra edhe kur Cheryl shfaqej në ndonjë intervistë. Ditën e kaluar këngëtarja ka hequr nga kanali i Youtube klipin e saj të ri “Love Made Me Do It” për 24 orë pasi u ndikua nga kritikat e publikut dhe fansave të saj por më pas e ka ngarkuar atë sërish.