Showbiz

Nuk ka më lidhje dashurie për Cheryl, këngëtarja vendos të qëndrojë single

Për pak ditë projekti muzikor më i ri i këngëtares britanike Cheryl do të publikohet dhe kjo do të tregojë shumë për gjendjen e saj emocionale pas ndarjes nga Liam Payne.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka zbuluar se prurja “Love Made Me Do It” nuk flet për ishin e saj me të cilin ka edhe një djalë 1-vjeçar por për faktin se si ajo bie në dashuri shumë shpejt me meshkujt.

Për shkak se javë më parë përfaqësuesit e 35-vjeçares konfirmuan se ajo do të lançonte një këngë që vjen si ‘diss’ për ish-pjesëtarin e “One Direction”, askush nuk e besoi këtë deklaratë të Cheryl.

Më pas këngëtarja theksoi se pas 2 martesash dhe një fejese të dështuar ajo ka hequr dorë një herë e mirë nga meshkujt dhe nuk ka ndërmend që të krijojë njohje apo lidhje të reja.

Mashkulli i vetëm në jetën e saj do të mbetet djali i vogël Bear.