Showbiz

Cheryl gati të lançojë një ‘diss’ për ishin e saj Liam Payne

Këngëtarja e famshme Cheryl ka shfirë çdo postim nga rrjeti social Instagram për të promovuar siç duhet e për t’i dhënë vëmendjen që meriton projektit të saj të ri muzikor.

Artistja pak orë më parë ka publikuar një video të shkurtër ku zbulon se prurja e saj më e re do të dalë më 9 nëntor pas një shkëputjeje shumë të gjatë nga muzika.

Ashtu siç e kërkon trendi i fundit, kur ndahesh nga partneri është e nevojshme që të rikthehet fuqishëm me një ‘diss’ kundra saj/tij dhe të njejtën gjë ka bërë edhe Cheryl.

Prurja e saj e re quhet “Love Made Me Do It” dhe flet marrëdhënien e saj me ish pjesëtarin e “One Direction”, të gjitha vendimet e gabuara që ajo ka marrë pasi ndihej e dashuruar.

Ajo tregon se është ndjerë budallaqe për faktin se bie në dashuri shumë shpejt dhe kjo ndjenjë e bën tepër naive.