Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë sytë nga Rita Ora, këngëtarja merr vëmendjen me ‘look-un’ e saj!

Rita Ora siguroi që të gjithë sytë ishin tek ajo teksa doli në rrugët e Veronas, Itali përpara një konference për shtyp të martën.

Këngëtarja, 32 vjeç, u shfaq super në formë, ndërsa kishte veshur një xhaketë blu xhins që nxirrte në pah belin e saj të tonifikuar. Ylli me origjinë shqiptare e kombinoi atë me një mini fund dhe rrip të ngjashëm.

Duke e bërë edhe më perfekte dukjen e saj ajo ka veshur edhe një palë çizme blu të hapur dhe një palë syze dielli transparente. Për të mos mjaftuar Rita mban një buqetë me lule në duar. Për flokët ka zgjedhur që t’i mbajë të lëshuara me onde, ndërsa e kompletoi look-un e saj me një grim të lehtë.

Kjo dalje e saj vjen pasi Rita zbuloi shpresat e saj për të krijuar një familje, duke thënë se do të donte të kishte një fëmijë. “Unë bëj të doja të kisha fëmijë kur të jetë koha e duhur”, tha ajo në emisionin National Geographic.

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave ditëve të fundit pas performancës së saj me flamurin serb. Këngëtarja shqiptare performoi në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged. Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb. Këngëtarja e ka marrë dhe madje e ka vënë në krah duke e nxjerrë në skenë. Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës.