Celebrities Music

Të këndosh me shpirt në koncert! Billie Eilish dëshmon se edhe pse u lëndua ajo përsëri vazhdoi performancën e saj!

Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka arritur që të tërheqë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve gjatë performancës së saj dhe kjo për një arsye shumë të rëndësishme. Fituesja e Grammy-t po performonte në koncertin e saj, në ndalesën e turit të saj botëror të radhës kur u fotografua se ppas përfundimit të tij ajo i kishte gjunjët e saj komplet të gjakosur.

Në lidhje me këtë turne që ajo po zhvillon është shprehur se ndihet jashëzakonisht e lumtur. Edhe pse ka pak ditë që turneu i saj ka filluar ajo ka arritur që të tërheqë vëmendjen në të gjithë botën.

Fituesja e Grammy-t po performonte në State Farm Arena në turneun e saj botëror, kur ndaloi koncertin e saj për të ndihmuar një fanse në publik.

Billie e ndërpreu performancën e saj kur e pa se ajo nuk ishte mirë. Pasi vuri re fansen e shqetësuar, Eilish ndaloi shfaqjen e saj dhe drejtoi stafin mjekësor që t’i jepte ndihmë dhe më pas u kërkoi të pranishmëve të tjerë të tërhiqeshin që të krijonin pak hapësirë dhe ta linin personin në fjalë ta merrte veten.

Momenti u kap nga kamerat e shumta dhe u postua në rrjetet sociale, shkruan DailyMail. Kaluan disa çaste derisa personeli kontrolloi vajzën dhe u siguruan që ajo ishte më mirë dhe nuk kishte më probleme. Këngëtarja u tha fansave që kishin ardhur ta shihnin nga afër se:

Pres që njerëzit të jenë mirë përpara se të vazhdoj.

Komenti i këngëtares bëri që publiku të fillonte të brohoriste me zë të lartë dhe ajo më pas vazhdoi koncertin e saj.