Bota

Të shtëna me armë në paradën e 4 korrikut në Illinois, dyshohet për disa viktima! (Video)

Disa persona dyshohet se kanë humbur jetën pas një serie të shtënash në një paradë të 4 korrikut në ‘Highland Park’, Illinois, SHBA.

Dëshmitarët thonë se turmat ikën nga zhurma e armëve dhe të tjerët panë të paktën pesë njerëz të gjakosur të shtrirë në tokë dhe një tjetër nën një batanije, sipas Chicago Sun Times.

As Departamenti i Policisë së Highland Park dhe as zyra e sherifit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për informacion nga ‘Fox News Digital’.

Kryebashkiaku i Parkut Highland, Nancy Rotering u kërkoi banorëve të shmangin zonën në qendër të qytetit ndërsa policia i përgjigjet incidentit.

“Policia e Highland Park po i përgjigjet një incidenti në qendër të qytetit Highland Park”, njoftoi ajo në Twitter.. Ju lutemi shmangni Parkun Highland në qendër të qytetit. Më shumë informacion dnë vijim”