Health & Beauty Lifestyle

Teknologjia po “vret” sytë e fëmijëve ama një aplikacion i ri do të diagnostikojë në kohë çrregullimet e shikimit te vogëlushët tuaj!

Një aplikacion i bazuar në inteligjencën artificiale (Apollo Infant Sight, AIS) është zhvilluar dhe testuar me sukses dhe do të ndihmojë mjekët dhe prindërit të diagnostikojnë çrregullimet e shikimit tek fëmijët e vegjël nën 2-vjeç, duke dalluar me saktësi 16 çrregullime të ndryshme okulistike vetëm nëpërmjet studimit të shikimit të fëmijëve.

Ekspertët regjistruan videot e 3652 fëmijëve kinezë të moshës 48 muajsh për të zhvilluar aplikacionin. Studiuesit kanë vërtetuar këtë sistem dy herë në një mjedis klinik dhe gjithashtu në shtëpi. AIS kapi fotografi të fëmijëve që shikonin video të ngjashme me filmat vizatimorë për të identifikuar problemet e shikimit.

Ai dalloi me saktësi 16 çrregullime oftalmike te fëmijët duke analizuar tiparet e fytyrës, sjelljen e shikimit dhe lëvizjet e syve gjatë stimujve pamor. Fëmijët e vegjël, veçanërisht të sapolindurit, nuk janë në gjendje t’i nënshtrohen testeve standarde të shikimit, duke e bërë të vështirë zbulimin e hershëm të ndonjë dëmtimi.

Studiuesit mblodhën mbi 25 000 000 korniza video të 3 652 fëmijëve duke përdorur AIS. Validimi i sistemit u zhvillua në tre faza, në pesë klinika dhe në shtëpi. Në dy fazat e para, fëmijët e regjistruar në studim iu nënshtruan ekzaminimeve okulistike nga stafi klinik dhe vullnetarët e trajnuar mblodhën video. Në fazën e tretë të studimit, ekspertët rekrutuan prindërit e një grupi fëmijësh në internet për të vërtetuar përdorimin e aplikacionit në shtëpi.

Prindërit, i inçizuan videot e fëmijëve me smartphone-t e tyre duke ndjekur udhëzimet e aplikacionit AIS. Të gjithë fëmijët iu nënshtruan ekzaminimeve okulistike në një klinikë. AIS ka arritur vlera të larta të ndjeshmërisë. Aplikacioni mund të ndihmojë në referimin në kohë të fëmijëve me dëmtim të shikimit të cilët mund të fillojnë trajtimin në kohë.

Një studim i fundit tregon se fëmijët që kalojnë më shumë kohë para ekranit kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje si ankthi apo depresioni. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të vuajnë nga një sulm agresioni ose pakujdesi, dy shenja të sjelljes së jashtme. Studiuesit kanadezë thonë se ka një “mungesë konsensusi” nëse koha e kaluar para një ekrani ka një efekt të dëmshëm për fëmijët.