Celebrities Gossip Showbiz

Teksa të gjithë e pyesin vetëm për “Big Brother VIP”, Arbana Osmani jep përgjigjen epike!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

E padyshim, e shumëpërfolur është edhe një nga prezantueset më të dashura nga publiku prej vitesh tanimë, Arbana Osmani. Atë e shohim çdo të martë dhe të premte në ekranin e Top Channel. E jo vetëm spektakli e banorët, por të gjithë që marrin pjesë në këtë ‘reality-show’ janë mjaft të përfolur dhe nën vëzhgimin e syrit kritik të ndjekësve.

Së fundmi në një postim të bërë nga Arbana ku dukej në një supermarket duke blerë produkte ushqimore, ndjekësit sërish nuk kanë ngurruar ta pyesin lidhur me “Big Brother VIP” edhe pse postimi nuk kishte asnjë lidhje me të. Një prej tyre i ka bërë një ‘kritikë’ moderatores teksa kjo e fundit nuk ja ka përtuar një përgjigje shumë epike.

Komentuesi: Mirëmëngjes Arbana, por më me kujdes ato duartrokitjet në studio se janë sinjale apo lejohen sinjalet? 

Arbana: A hamë një herë këtë bukën?

Kompania prestigjioze e analizave të mediave sociale Terra, ka kaluar në lupën e saj showbiz-in në Shqipëri duke përllogaritur për personazhet e njohur të medias dhe artit numrin e reagimeve, komenteve dhe ‘shares’ në Instagram. Janë marrë nën shqyrtim personazhe të showbiz-it, politikanë apo edhe bashki dhe institucione të vendit për sa i përket impaktit që ata kanë në media sociale. Sipas këtyre të dhënave, si personazhet publike më të ndjekur rezultojnë Kryeministri Edi Rama dhe moderatorja Arbana Osmani.