Showbiz

Telashe në parajsë, vajzat e “Spice Girls” po i japin fund shoqërisë së tyre

Prej muajsh tashmë përflitet se 5 vajzat e grupit legjendar “Spice Girls” do të nisin një turne muzikor në të gjithë botën që mund të zgjasë 1 apo 2 vite.

Mel B e ka konfirmuar këtë lajm në “America’s Got Talent” ku edhe është pjesëtare e jurisë. Ajo u shpreh se është shumë e emocionuar për këtë turne por një nga pjesëtaret e tjera po j’ua bën disi të vështirë, duke nënkuptuar Victoria Beckham.

Përfaqësuesit e stilistes së famshme janë shprehur se Mel B po influencon publikun kundra Victorias dhe kjo e fundit është e lodhur nga kjo sjellje.

Ata shtuan se Beckham ka rënë dakort që të jetë pjesë e një ribashkimi për të dhënë intervista e për të takuar fansat e grupit por jo për të shkruar në një turne disa vjeçar.

Kjo gjë vërtetohet edhe në bazë të kontratës që ato kanë nënshkruar edhe pse vajzat e tjera të “Spice Girls” shpresonin që menaxheri i tyre Simon Fuller do ta bindte Victorian të pranonte të shkonte në turne.

Mel B dhe Beckham nuk i kanë aspak mirë punët me njëra-tjetrën dhe nëse kjo situatë do të vazhdojë, shoqëria e tyre do të marrë fund.