Celebrities Gossip Music Showbiz

Telashet për DaBaby nuk kanë fund, vazhdon të ketë humbje me shifra marramandëse…

Reperi DaBaby nuk po gjen qetësi nga pasojat e deklaratave të tij homofobe. Së fundmi ai u hoq nga lista e dy festivaleve të tjerë muzikorë pavarësisht se ka kërkuar falje disa herë për fjalët e tij të rënda të bëra para pak kohësh.

Përveç festivali muzikor Lollapalooza i cila ka anuluar shfaqjen e reperit, organizatorët e festivaleve “iHeartRadio” dhe “Austin City Limits” thanë se deklarata e DaBaby-t nuk përkonte me ngjarjet e tyre. Kjo vjen pasi muzikanti amerikan u rrëzua nga lista e artistëve pjesëmarrës në “Governor’s Ball” në New York dhe ngjarja “Day N Vegas” në Las Vegas.

DaBaby kërkoi falje për herë të tretë për deklaratat që bëri në një koncert të mbajtur më 23 Korrik në Miami, kur i kërkoi audiencës t’i mbanin dritat e celularëve lartë nëse ata “nuk ishin të infektuar me HIV/AIDS, ose nëse ndonjëri prej tyre nuk ishte seksualisht vdekjeprurës”. Ai shkroi:

Dua t’i kërkoj falje komunitetit LGBTQI për komentet lënduese dhe nxitëse që bëra. Përsëri, kërkoj falje për komentet e mia të keqinformuara në lidhje me HIV/AIDS dhe e dija që edukimi për këtë është i rëndësishëm. Dashuri për të gjithë. Zoti ju bekoftë!

Megjithatë, faljet e tij të mëparshme janë kritikuar si jo të plota ose të pasinqerta. Elton John, Madonna dhe Dua Lipa janë ndër muzikantët e shquar që kanë dënuar deklaratat e reperit DaBaby. Ai gjithashtu humbi një marrëveshje linjën e veshjeve të brendit të njohur “BoohooMan”.