Aktualitet Rajoni

Thaçi mbetet në paraburgim, Gjykata e Apelit refuzon lirimin me kusht!

Ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mbetet në paraburgim.

Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e tij.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është akuzuar më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për krime lufte. Përveç tij, me të njëjtat akuza është edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Kadri Veseli si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para këtij vendimi, Gjykata Speciale i bëri një kërkesë Policisë së Kosovës mbi kapacitet për të ruajtur dhe garantuar sigurinë e të akuzuarve nëse caktohet masa e sigurisë arrest shtëpiak.