Showbiz

“The Rock” bëhet baba për herë të tretë, aktori ka një mesazh për të gjithë djemtë

Aktori i famshëm hollivudian pak javë më parë lajmëroi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në 2020-ën por para kësaj ka një përgjegjësi akoma më të madhe, atë të të qenit baba.

“The Rock” sapo është bekuar me një tjetër vajzë të cilën e ka quajtur Tiana. 45-vjeçari është shumë i lidhur me familjen e tij sidomos me vajzat të cilat i trajton si princesha.

Teksa ka parë ardhjen në jetë të vogëlushes së tij duke qenë i pranishëm në sallën e lindjes, Dwayne Johnson ka vendosur që të ndajë me të gjithë, detaje nga kjo eksperiencë dhe t’i japë një mesazh të rëndësishëm të gjithë djemve të rinj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Johnson është shprehur se ndihet i bekuar që u bë baba për herë të tretë dhe që asistoi në lindjen e vajzës së tij.

Ai i këshillon të gjithë djemtë e rinj që të bëjnë të njejtën gjë pasi të jesh pjesë e procesit të lindjes së gruas tregon respekt dhe adhurim për atë që jep jetë.

“Nëse doni të përjetoni momentin më të fuqishëm dhe primar të jetës suaj atëherë shikoni se si lind fëmija juaj. Do t’ju ndryshojë jeta përgjithmonë dhe do ta adhuroni akoma më shumë gruan tuaj” ,shkruan Dwayne në Instagram.