Showbiz

The Rock i drejtohet të rinjve: “Brezi juaj është si një flokë dëbore”

Dwayne “The Rock” Johnson ka bërë një deklaratë që po përflitet pa fund në media. Aktori ka shprehur hapur mendimin e tij rreth të rinjve dhe këtij brezi që sipas tij janë shumë delikatë.

“I mbështes të gjithë ata që bëjnë çdo gjë për të qenë vetëvetja por jo ata të cilët ankohen pa fund për çdo gjë” ,-tha 46-vjeçari. Për të, brezi i të rinjve të sotëm është njësoj si një flokë të dëbore, delikat dhe që preket shpejt.

“Shumë njerëz kanë luftuar për demokracinë, që të gjithë të kenë lirinë të bëjnë, të jenë e të thonë ç’të duan por e vetmja gjë që bëjnë këta të rinj është të kërkojnë mënyra të reja për tu ndjerë të ofenduar” ,-shtoi ai duke shkaktuar mjaft polemika online.