Showbiz

“The Rock” thyen rekordin e Kylie Jenner për numrin e ndjekësve në Instagram

Një herë e një kohë sipërmarrësja e famshme Kylie Jenner ka qenë e para në listën e personazheve me më shumë ndjekës në Instagram.

Deri ditën e kaluar ajo mbante vendin e tretë me 181.19 milionë ndjekës pas Cristiano Ronaldo me 244.56 milionë dhe Ariana Grande me 190.89 milionë ndjekës.

Tashmë ylli i “Keeping up with the Kardashians” është ulur edhe më 1 pozicion duke kaluar në vend të 4-t ndërkohë që vendin e saj tashmë e ka zënë aktori Dëayne Johnson (The Rock) i cili ka rritur numrin e fansave duke shkuar 187.05 milionë ndjekës në Instagram.

Për personazhet e famshëm sa më shumë ndjekës të kenë aq më shumë paguhen nga aplikacioni për postimin e 1 fotoje të vetme.