Showbiz

The Rock zbulon filmin më të ri ku do të jetë protagonist

“Warner Bross” do të sjellë një tjetër film me personazhe që shndërrohen në heronj.

Protagonisti këtë herë do të jetë aktori Dwayne Johnson i njohur me emrin e artit si “The Rock”. Ai do të përfaqësojë personazhin e njohur Black Adam që është prezantuar për herë të parë nga “Shazam!” rreth viteve ’00.

Projekti për krijuar një film rreth Black Adam ka vite që kërkohet nga Dwayne Johnson dhe më në fund “Warner Bross” e ka miratuar.

Xhirimet e tij do të nisin vitin e ardhshëm ndërsa në kinema pritet të dalë në vitin 2021.