Gossip

The Simpsons kanë parashikuar nëndetësen e zhdukur ‘Titan’?! Videoja që po bën xhiron e rrjetit!

Kompania që kishte në pronësi nëndetësen e humbur ka shpallur të vdekur pesë pjesëtarët e ekuipazhit të “Titan”. OceanGate në një deklaratë për mediat ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në këtë tragjedi. Kompania falenderoi të gjithë ekuipazhet që morën pjesë në mision kërkim-shpëtimin dhe kërkoi nga publiku të respektohet privatësia e familjeve.

Ndërkaq, kërkimet për nëndetësen e humbur “Titan” u kthyen në një “thriller”. Përdoruesit në Twitter kanë “zbuluar” një klip që e lidh këtë ngjarje edhe me The Simpsons. Videoja që po qarkullon në internet tregon se si The Simpsons e parashikuan këtë ngjarje. Në klip, Homer Simpson dhe babai i tij biologjik janë gati të zhyten në fund për të zbuluar thesarin e mbytjes së anijes Piso Mojado.

Heroi futet në nëndetësen me një vend dhe endet në thellësinë e detit derisa duket se përplaset në një shpellë duke e bërë të vuajë për shkak të mungesës së oksigjenit. Megjithatë, disa ditë më vonë, ai zgjohet në spital. Ndërkaq, James Cameron, regjisori hollivudian i filmit të famshëm “Titanik” i vitit 1997 me protagonist Leonardo Di Caprio-n, tha se e ka përjetuar me zemër humbjen e nëndetëses Titan.

Ai vetë është zhytur 33 herë deri në rrënojat e Titanikut, anijes së mbytur më 15 prill 1912, me mbi 1 mijë e 500 viktima. Në një intervistë për rrjetin britanik BBC, Cameron deklaroi se disa persona nga komuniteti i zhytësve i kishin shkruar një letër OceanGate-it duke thënë se besonin se kompania “po shkonte drejt katastrofës”.