Showbiz

The Weeknd bën një dedikim të rrallë për ditëlindjen e Bella Hadid

Këngëtari i famshëm kanadez The Weeknd ka bërë një urim të rrallë për të dashurën e tij Bella Hadid në platformat sociale.

Edhe pse ai asnjëherë më parë nuk postonte foto me modelen e famshme, këtë herë duket se marrëdhënia e tyre është në periudhën e saj më të mirë.

Teksa ka festuar 22-vjetorin e lindjes ,Bella Hadid gjithashtu ka konfirmuar se edhe këtë sezon të do jetë pjesë e sfilatës së famshme të “Victoria’s Secret”.

I dashuri i saj ka postuar një album fotosh të tyre ndër vite duke i uruar ditëlindjen. Fotot e rralla janë marrë menjëherë nga portalet dhe janë komentuar si një gjest vërtetë romantik i këngëtarit.